Kreu i grupit parlamentar të PS, Balla, reagon në lidhje me opinionin paraprak të Komisionit të Venecias

Kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me opinionin paraprak të Komisionit të Venecias, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në të cilat drejtohen 4 rekomandime të autoriteteve shqiptare për t’i respektuar para zgjedhjeve të 25 prillit.
Në reagimin e tij Balla thotë se Komisioni i Venecias është i kthjellet, ndërsa nënvizoi faktin se maxhoranca nuk do bëjë asnjë koment në respekt të rregullit të konfidencialitetit. Ndërkaq kreu i grupit të PS iu kundërpërgjigj opozitës që po shpërndan të dhënat nga teksti konfidencial i Venecias, ndërsa shton se “ato përhapin tym”.
“Është për të ardhur keq që opozita presidencialo-demokratikase, përmes portaleve të saj besnike, shpërndan të dhëna nga teksti konfidencial i Venecias! Jo vetëm kaq, por edhe përhap tym përmes tyre. Venecia është e kthjellet dhe ne nuk do të bëjmë asnjë koment në respekt të rregullit të konfidencialitetit,por mbetemi gjithnjë besimplotë që kthjelltësia e Venecias do të garantojë që e vërteta të jetë e kthjellët për çdo qytetar, që nuk lexon përmes syrit famëkeq të Saliut, Lulit dhe Ilir Metes”, shkruan Balla. /rtsh.al