Kreu i ri LSI-së, nesër votojnë 36.725 anëtarë

Manjani duke prezantuar modelin e fletes se votimit
TIRANË- Ylli Manjani, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjve në LSI njoftoi sot se, nesër në orën 8:00 të mëngjesit deri në orën 17:00 rreth 36.725 anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim do të votojnë për kryetarin e ri të saj.
Kandidatët përballë janë kreu aktual i LSI-së, Ilir Meta dhe Luan Rama. Sipas Manjanit gjithçka tashmë është gati, dhe në të gjithë vendin duke nisur nga ora 8:00 do të jenë të hapura 159 qendra votimi.
Në çdo qark, tha ai, është ngritur dhe funksionon një komision zonal i qendrës së votimit, i cili sipas tij, ka për detyrë të mbikqyrë dhe të monitorojë në vazhdimësi procesin e votimit.
Manjani sqaroi se qendrat ku do të votohet janë përzgjedhur tashmë, në nivel bashkie dhe komune, është shpërndarë e gjithë baza materiale dhe gjithçka është marrë në dorëzim nga komisionet përkatëse.
Procesi i numërimit, Manjani tha se do të bëhet në komisionin e qarkut. Këto zgjedhje ai i cilësoi si një moment që shënon rikompozimin e të gjitha forumeve të partisë.
Fushat brenda partisë e Metës dhe Ramës ka qenë qetë.