Kreu i ri i misionit të BE/ Sofia Moreira de Sousa takohet me kryeministrin Rama

Me nisjen e misionit të saj diplomatik, kryeministri Edi Rama priti në zyrë këtë të martë ambasadoren e re të BE në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa.
Takimi në zyrën e kryeministrit zgjati rreth 1 orë këtë paradite, dhe u përshëndet nga Edi Rama duke i uruar mirëseardhjen.
Ky është takimi i dytë zyrtar që Sofia Moreira de Sousa kryen ne nisjen e detyrë së re në Tiranë, pas takimit disa ditë më parë me ministrin e jashtëm të Shqipërisë.
Në przantimin e saj si pasuese e ambasadorit Silvio Gonzato, ambasdorja e re e BE në Shqipëria, Sofia Moreira de Sousa u zotua se ka ardhur me mission të qartë për të ndihmuar vendin në anëtarësimin në BE.
/abcnews.al