E Diel, 1 Nëntor 2026

Krijimtari dhe ide të reja nga nxënësit në fazën e dytë të Festivalit të Shkencës

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Nxënësit e shkollave të mesme në të gjithë vendin kanë nisur sot fazën e dytë të Festivalit të Shkencës në nivelin e Zyrave Arsimore Vendore.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro tha sot se ky aktivitet solli kreativitet dhe ide inovative nga nxënësit si kombinim fantastik projektesh në fushat e robotikës, fizikës, shëndetit, turizmit, inxhinierisë, inteligjencës artificiale, kimisë, biologjisë dhe artit.

Ministrja Kumbaro u shpreh se me projektet e tyre nxënësit dëshmuan potencialin dhe talentin e tyre.

ZVAP organizon Festivalin e Shkencës në një mjedis të përshtatshëm, ku nxënësit kanë mundësi të prezantojnë projektet e tyre përpara jurisë vlerësuese dhe publikut të ftuar, si nxënës, mësues, prindër dhe partnerë të tjerë lokalë.

Në përfundim të kësaj faze, juria në nivel ZVAP-i shpall gjithsej 1–2 projekte fituese, të cilat kualifikohen për në Fazën II në Festivalin Rajonal të Shkencës (nivel DRAP-i).

Në kuadër të Festivalit Kombëtar të Shkencës, nxënësit e shkollave të mesme zhvillojnë dhe të prezantojnë projekte që pasqyrojnë kreativitetin, mendimin shkencor dhe aftësinë për të zbatuar dijet teorike në kontekste praktike.

Projektet mund të kenë forma dhe qëllime të ndryshme, duke reflektuar larmi qasjesh dhe fushash ndërdisiplinore.

1 nga 9

/k.s/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›