E Diel, 1 Nëntor 2026

Krim i trefishtë në Austri/ I moshuari ekzekuton gruan dhe vajzën, më pas kryen vetëvrasje

AUSTRI- Në qendër të Linzit në Austri tre persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri. 

Siç raporton gazeta lokale “Krone” në Linz , një burrë i moshuar dyshohet se ka qëlluar gruan dhe vajzën e tij përpara një biznesi gastronomik dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Krimi me armë është relativisht i rrallë në Austri, me vetëm rreth 0.2 persona për 100,000 në vit që vriten nga të shtënat me armë zjarri.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë. /abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›