E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Krim në familjen shqiptare në Selanik, 46-vjeçari vret me thikë gruan dhe plagos djalin që doli për ta mbrojtur

Krim në familje në Angelohori të Selanikut mëngjesin e sotëm. Një 46-vjeçar vrau gruan e tij 60-vjeçare dhe plagosi djalin e tyre, i cili doli për ta mbrojtur.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në shtëpinë e familjes kur çifti, 46-vjeçari me origjinë shqiptare dhe gruaja e tij 60-vjeçare rome, nisën të debatonin.

Sherri ka shpërthyer dhe më pas 46-vjeçari ka marrë një thikë dhe ka vrarë gruan, ndërsa ka goditur edhe djalin e tyre 29-vjeçar, i cili u fut në mes, duke tentuar t’i ndajë.

Autori është arrestuar nga efektivë të stacionit të Thermaikos të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›