E Enjte, 5 Nëntor 2026

Krimi kibernetik, OSBE trajnon prokurorët e Shkodrës dhe Lezhës

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ OSBE njoftoi sot se në bashkëpunim me Këshillin e Lartë të Prokurorisë u organizua në Shkodër trajnimi me temë: “Krimi kibernetik dhe provat elektronike”. Në këtë trajnim morën pjesë 25 prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore, nga prokuroritë e Shkodrës dhe Lezhës.

Sipas njoftimit të OSBE-së, trajnimi u përqendrua te sfidat që hasen në hetimin dhe ndjekjen penale të veprave të krimit kibernetik, si dhe te trajtimi praktik i provave elektronike. Pjesëmarrësit fituan aftësi dhe njohuri konkrete për përballimin e sfidave të krimit kibernetik në Shqipëri.

Ky aktivitet shërbeu gjithashtu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe për rritjen e kapaciteteve, duke kontribuar në forcimin e aftësive të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore në luftën kundër krimit kibernetik.

OSBE trajnon prokurorët e Shkodrës dhe Lezhës 1 nga 10

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›