E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi ne Kosove EULEX arreston nje serb ne veri

Dejan Vulovic njeri nga shtate vellezerit e njohur Vulovic nga fshati Dren i Leposavicit eshte i arrestuari i pare i EULEX-it ne kuader te hetimeve te krimit te organizuar ne veri te Kosoves.

Dejan rreth te dyzetave akuzohet per vrasje vrasje te mbetur ne tentative armembajtje pa leje dhe shkaktim te rrezikut te pergjithshem shkruan Koha Ditore. Burime te kesaj gazeta kane bere te ditur se Vulovic eshte njeri nga bashkepunetoret me te afert te bosit te krimit dhe kontrabandes ne veri Zvonko Veselinovic dhe thekson se per Dejanin ekziston edhe nje fletarrestim nderkombetar.

Ky eshte aksioni i pare i tille i EULEX-it ne veri te Kosoves qe nga instalimi i misionit ne Kosove. Por veprimet per sundim te ligjit ne veri te Kosoves kane munguar qe nga paslufta per shkak te mungeses se institucioneve te Kosoves atje dhe ngurrimit te ish- administrates se UNMIK-ut per te vepruar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›