E Martë, 3 Nëntor 2026

Krimi në Shkodër/ Shtetasi amerikan vrau bashkëjetuesen dhe tentoi të vrasë veten, pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, në lagjen “Gjuhadol”, pranë Pedonales. Një shtetas amerikan ka vrarë bashkëshorten me thikë.

Gazetari Simon Shkreli, tha për ABC News se pas kësaj, 57-vjeçari ka tentuar të vrasë edhe veten. 57-vjeçari është transportuar në spital.

Çifti i turistëve, prej një jave ndodheshin në Shqipëri.

ABC News sjell pamjet nga vendi i ngjarjes. Siç shihet nga video, policia nga mbërritur në zonë dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›