E Martë, 3 Nëntor 2026

Krimi shtetëror i 21 janarit/ Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak

21 janari është në fazën e hetimit paraprak. Kreu i SPAK, Altin Dumani u tha gazetarëve se është një prej dosjeve prioritare.  Dumani u shpreh se kanë marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë, si edhe atë të Strasburgut që e quajti krim shtetëror.

“Çështja është në fazën e hetimit paraprak. SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Prokurori është ai që vendos si do të hetoj dhe radhën se si do të merren në pyetje personat. Është një nga dosjet prioritare”, tha Dumani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›