“Krishtlindje në Pediatri”, studentët e mjekësisë nismë për pacientët e vegjël në spital

Për të dytin vit radhazi studentët e fakultetit të mjeksisë kanë ndërmarrë nismën “Krishtlindje në Pediatri” që synon të sjellë gëzim dhe shpresë për fëmijët qe ndodhen ne spital.
“Qëllimi ynë kryesor është që të gëzojmë fëmijët e pediatrisë që nuk do të kenë mundësi ti kalojnë në shtëpinë e tyre. në vitin e kaluar është idejuar nga studente te vitit të parë. për pak ditë është mbledhur i gjithë universiteti imjeksisë dhe ne realisht patëm bashkëpunim shumë të bukur dhe gjithashtu pjesëmarrje nga shuumë qytetarë, nga shkolla 9-vjecare, gjimnaze.kemi shumë dëshirë ta kthejmë në traditë. ky vit ne synojmë që të marri përmasa më të mëdha”, u shpreh Altea Papa, student.
Studentët këtë vit e kanë zgjeruar nismën e tyre, duke evidentuar nevoja konkrete mjekësore për fëmijët e pediatrisë, teksa vënë theksin te mungesën e aerosolëve.
“Këtë vit jemi duke e zhvilluar në rang universiteti.duke qenë në vitet klinike kemi parë vështirësitë që kanë hasur fëmijët, qpftë nga ana infrastrukturore apo mjeksore. këtë vit duam ta rrisim më tepër këtë nisëm duke kontribuar nga ana mjeksore me aerosol apo batanije etj. kemi vënë re mungesën e aerosolave jostatik dhe kjo vjen për shkak se pavjonet kanë shumë pak aerosola dhe static”, tha studentja Klea Veli.
“Fëmijët janë ata që e meritojnë që festat ti kalojnë në shtëpi. kjo gjë na bëri shumë të lumtur. në momentin qe kemi dërguar dhuratat kemi ndjerë sghumë gëzim. në sytë e tyre kishte shumë gëzim edhe nga prindërit. ne krahas dhuratave dhuruam edhe disa shuma monetare që mendojmë se ishte një ndihmë ekstra per fëmijët në nevojë”, shtoi Orkido Sopiku, student.
Në këtë frymë solidariteti, iniciatorët e kesaj nisme bëjnë thirrje për mbështetje nga të gjithë qytetarët dhe bizneset. /vizionplus.tv