E Diel, 1 Nëntor 2026

Krishtlindje të bardha, marrëveshje me familjet në hasmëri, të lirë gratë dhe fëmijët

Deri në prag të Krishtlindjeve fëmijët dhe gratë e ngujuar për shkak të gjakmarrjes do të mund të lëvizin lirisht. Lajmi është konfirmuar nga kreu i Komitetit të pajtimit të gjaqeve, Gjin Marku, i cili në një dalje për mediat sëbashku me përfaqësues të ekspeditës së pajtimit nga rrethe të veriut tha se është arritur marrëveshja me familjet në hasmëri dhe pritet vetëm nënshkrimi i saj.

Erdhëm nga veriu, kam me vete përfaqësues të ekspeditës së pajtimit nga rrethe të veriut. Dua të jap lajmin më të mirë për opinionin që në marrëveshje me familjet në hasmëri është arritur që fëmijët e ngujuar dhe gratë sdo të jenë më të ngujuar deri për Krishtlindje. Janë 590 fëmijë që presin këtë marrëveshje të nënshkruhet nga familjet në hasmëri, nga 910 të tillë që ishin vitin e kaluar. Jnaë 320 fëmijë që sot do të arrijnë në shkolla si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre. Ndërkaq po vazhdon me intensitet pajtimi i familjeve tha ai.

Marku paralajmëroi mbajtjen e kongresit të katërt të misionarëve të pajtimit me 4 shtator, nga ku theksoi ai, do të dalin vendime mjaft të rëndësishme lidhur me këtë plagë të rëndë të shoqërisë sonë.

Me datën 4 do thërrasim dhe kongresin e katërt të misionarëve të pajtimit ku do të merren vendime të rëndësishme. Falenderoj klerin katolik por dhe klerin e feve të tjera që po na mbështesin dhe po bëjmë një punë shumë të mirë në proçesin e pajtimit. Në bashkëpunim me të gjitha institucionet e shtetit, por edhe me qeverinë e re, ne do të shkojmë në BE me një punë shumë të mirë dhe me largimin e termit gjakmarrje jo vetëm nga jeta jonë shoqërore, por dhe nga ligji e kodi penal që fatkeqësisht është futur në mënyrë të gabuarpërfundoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›