Krishtlindjet, Imzot Anxhelo Masafra uron besimtarët: Sa më shumë dashuri në familjet tuaja

Arqpeshkvi i Shkodrës dhe Pultit, Imzot Anxhelo Masafra, në një lidhje me edicionin Qendror të Lajmeve në Vizion Plus, të moderuar nga Aleksandër Furxhi, uroi gjithë besimtarët për festën e Krishtlindjes.
Imzot Anxhelo Masafra uroi që çdo familje shqiptare të jetojë në dashuri, dhe gjithsecili nga ne të reflektojë për të ardhmen.
Pjesë nga biseda:
Furxhi: Cila ishte porosia kryesore që ju i dhatë sot besimtarëve tuaj?
Imzot Anxhelo Masafra: Është një urim për të gjithë, është festa e gjithë botë. Urioj çdo njeri të jetojë nëpaqe në harmoni. Njësoj si Krishti që lindi të na pajtojë me njëri-tjetrin, feja na bëri që ne të kemi marrdhëniet me njëri tjetrin. Kjo ëhstë festë madhështore. Krishti tregoj që Hyu nuk na ka harrua,. Ne jemi në duart e Zotit. Zoti na ka krijuar që ne të hyjmë brenda jetës, të jetojmë me dashuri. Dëshiroj çdo njeri të jetojë me dashuri. Dashuria duhet të tregohet me fakte, duhet të shkojmë mirë me njëri-tjetrin. Duke jetuar me ato vyrtyte që janë universale. Hyu u bë solidar me ne duke na dhënë forcën për tu bërë më të mirë e më të dashur.