Krishtlindjet, administrata shtetërore pushim edhe ditën e premte

Ditën e nesërme, 25 dhjetor, admiistrata shtetërore është pushim, me rastin e Krishtlindjeve.
Por me vendimin e miratuar këtë të mërkurë nga Këshilli i Ministrave, administrata shtetërore do të jetë pushim edhe në datën 26 dhjetor, ditën e premte.
Punonjësit e shtetit do i rikthehen punës në datën 29 dhjetor.
“Këshilli i Ministrave vendosi:
Caktimin e ditës së premte, datë 26.12.2025, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore”, thuhet në vendimin e miratuar./vizionplus.tv