E Diel, 1 Nëntor 2026

Krishtlindjet tradita e re ne Kine lufte me jastek

Kinezët kanë filluar të praktikojnë një mënyrë të re të festimit të Krishtlindjeve. Në një prej klubeve të njohura në Shangai, mbi 600 klientë, vendas e të huaj, u përfshinë në një një betejë më jastëkë.

Sipas organizatorëve, kjo është një mënyrë për të çliruar stresin e një viti pune.

Pjesëmarrësit u kujdesën që gjatë kohës që godisnin njëri-tjetrin me jastëk ta “linin” njërin vesh hapur për të shijuar tingujt e muzikës.

Pasojat e “luftës” me jastëkë ishin rryma ajri dhe mbushje pambuku në ajër.

Eventi ishte organizuar online dhe çmimi i hyrjes varionte nga 27 deri në deri në 58 dollarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›