E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krisje Medvedev- Putin

Presidenti rus, Dmitri Medvedev tha se eshte vetem ai qe e drejton Rusine dhe jo ish-presidenti Vladimir Putin, me nje gjuhe te drejtperdrejte e te pazakonte, gjate nje interviste me BBC-ne. Analistet kane qene skeptike lidhur me aftesine e Medvedevit per te qeverisur ne menyre te pavarur nga Putini, ndersa sondazhet tregojne se pjesa me e madhe e ruseve mendojne se ish-presidenti ka ende pushtetin real ne vend. Une jam drejtuesi i ketij shteti, une jam kreu i ketij shteti, dhe ndarja e pushtetit eshte e bazuar mbi kete", tha Medvedevi. Medvedevi nuk beri ndonje referim te drejtperdrejte ndaj te ashtuquajtures dyshe e pushtetit mes tij dhe Putinit, tashme kryeminister i vendit. Ne intervista te meparshme, presidenti i eshte referuar shpesh marredhenieve te mira personale , si nje mekanizem per te zgjidhur te gjitha problemet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›