E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristen Stewart irritohet nga miqësia Pattinson-Perry

Miqësia që është krijuar midis Robert Pattinson dhe Katy Perry është shndërruar në një objekt irritimi për Kristen Stewart, ish-të dashurën e aktorit.

E fotografuar të enjten në Beverly Hills, tërësisht jashtë forme, 23-vjeçarja duket se ndihet e tradhëtuar nga mikja e saj, këngëtarja Perry.

Në të shkuarën, aktorja e “Twylight” dhe Perry janë frekuentuar edhe në jetën e tyre private, por marrëdhënia që ajo po forcon me Pattinson, e ka bërë Stewart të ndihet e tradhëtuar nga mikesha e saj.

Pas disa vitesh përkrah Pattinson, lidhja u fut në krizë më parë gjatë vitit, pasi u zbulua një lidhje paralele e Stewart me një regjisor.

Pavarësisht tentativave të saj për t’u ribashkuar me Robert, rikthimi zgjati vetëm pak muaj dhe tashmë duket se Pattinson ka ndërruar përfundimisht faqe.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›