E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristen Stewart, nudo për reklamë parfumi

Ajo ka treguar se nuk e ka problem të heqë rrobat në filmin On The Road dhe këtë e ka bërë sërish. Aktorja mund të shihet toples në reklamën e re të parfumit Balenciaga.

23- vjeçarja është zhveshur për të promovuar aromën Florabotanica, por nuk ka zbuluar më shumë se një pjesë të gjoksit duke pozuar me shpinën e kthyer nga kamera.

Imazhet bardh dhe zi janë plotësuar me lule shumë ngjyrëshe në kurrizin dhe krahët e Kristen.

Ylli i Twilight paraqitet me një rregullim elegant të flokëve të saj të zeza,smoky eye dhe buzëkuq shkëlqyes. Stewart është fytyra e aromave të Balenciaga që nga viti 2012.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›