E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristen, e shkatërruar nga ndarja me Rob

Ndarja me Robert Pattinson e ka shkatërruar tej mas aktoren Kristen Stewart dhe ajo nuk mundet më që të paramendojë të nis lidhje me ndokënd tjetër.

Edhe pse ata janë ndarë, aktorja ende ka ndjenja për të dhe nuk po mundet që të largojë mendjen nga ai as për një moment të vetëm.

“Ajo ende e dashuron Rob. Nëse pyesni se a kam mundësi që ajo të takohet me dikë tjetër, përgjigjja është 100% jo”, ka thënë një burim I afërt me aktoren.

Rob dhe Kristen, muajt e fundit janë ndarë dhe bashkuar disa herë por lidhja e tyre ka pësuar krisje qysh prej momentin kur aktorja Kristen e tradhtoi Rob me regjisorin Rupert Sanders./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›