E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kriteret dhe rregullat e shortit, sot Serie A njihet me kalendarin e sezonit të ri

Në Teatrin “Regio” të Parmës, sportdashësit do të njihen me kalendarin e ri të Serisë A. Në orën 18:30 të gjitha ekipet pjesëmarrëse do të mësojnë ndeshjet e sezonit të ri.

Edhe në këtë sezon do të kemi një kalendar asimetrik pra duelet e sezonit të dytë nuk do të mbahen në rend të njëjtë me ato të sezonit të parë.

Takimet mes skuadrave të të njëjtit qytet nuk do të luhen në javën e parë dhe as në mesjavën ku parashikohet që të mbahet java e 9-të.

Skuadrat që do të luajnë në Champions League, Europa League dhe Conference League nuk mund të ndeshen përballë njëra-tjetrës në javët 5^, 22^, 26^, 29^, 32^ dhe 35^.

Turnet mesjavore do të jenë në javën e 9 dhe të 19. Kampionati i ri nis më 24 gusht të 2025 dhe do të përfundojë më 24 maj të 2026-ës. Ky kampionat do të ndërpritet vetëm në katër datat e vendosura nga FIFA: 7 shtator, 12 tetor, 16 nëntor dhe 29 mars.

Serie A 2025-2026 nuk do të ketë pushim në dimër pra do të luhet fundjavën e 21 dhjetorit, 28 dhjetorit dhe 3 janarit përveç turnit mesjavorë  të 6 janarit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›