Kritika e munguar letrare

Ajo levrohet pak dhe rendom ne faqet e gazetave ne pjesen me te madhe eshte produkt i ndjesive subjektive dashamirese per miqte sesa nje gjini e levruar nga specialistet dhe kritiket letrare.
Per te plotesuar kete revista Mehr Licht me nje pervoje 14 vjecare ne sherbim te letersise ka rihapur konkursin e eseistikes letraro-kulturore dhe te kritikes letrare por edhe per ti dhene nje ze profesional revistave letraro-kulturore.
U mendua qe te behej nje konkurs ku te mblidheshin gjithe produktet ne kete fushe qe eshte e pazhvilluar sidomos eseistika qe lidhet me problematiken letrare por eshte me e gjere sec mendohet sepse ka edhe kritiken letrare brenda. Do te jene ese qe trajtojne probleme te kultures dhe te letersise ne pergjithesi dhe kritike letrare e cila do te perfshije ckane qene prodhime letrare te vitit 2009-2010 eshte shprehur kryeredaktorja e revistes Mehr Licht Mira Meksi.
Ky cmim synon krijimin e nje tradite te munguar por edhe formimin e nje brezi profesionistesh ne kritiken letrare.
Ndersa esete me te mira do te botohen ne nje suplement te vecante ne numrin e ardhshem te revistes.