E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritikë të Margaret Thatcher festojnë vdekjen e saj

Qindra qytetarë kanë dalë nëpër rrugët e Anglisë për të festuar vdekjen e Margaret Thatcher.

Sipas autoriteteve në Angli këto grupe janë të organizuara nga kritikët e “Zonjës së hekurt”.

Në Bristol, shtatë policë janë lënduar, kurse njëri prej tyre është i lënduar rëndë pasi më shumë se 200 persona i kanë sulmuar ata me shishe të xhamit dhe gjëra të ngurta.

Në Brixton, në jug të Londrës, turma është bërë agresive pasi që kanë pirë alkool që nga ora pesë e mëngjesit derisa në Liverpool dy femra janë arrestuar pasi kanë thyer disa dyqane.

The Sun shkruan se në drejtim të policisë janë hedhur edhe koktej molotovi.

Më shumë protesta janë paralajmëruar në ditën e varrimit të Thatcherit më 17 prill./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›