Kritikon ashpër nobelistin Mo Yan

Finalja e Panairit të Librit në Frankfurt, mysafir special i të cilit ishte shteti i Zelandës së Re, duket se i takoi Kinës. Fituesi i Çimit të Paqes – i cili në ditën e fundit të panairit tradicionalisht ndahet nga botuesit dhe librarët gjermanë, shkrimtari disident kinez, Liao Yiwu, ka kritikuar ashpër fituesin e Nobelit për Letërsi, shkrimtarin tjetër kinez, Yo Man.
Para tre viteve Yo Man pat vizituar Panairin e Frankfurtit, pra në kohën kur shtet mysafir ishte Kina. Sipas Yiwu, bëhet këtu fjalë për shkrimtarin që nga shumë kolegë të tij kinezë konsiderohet shkrimtar i regjimit, sepse “rebelohet” fare pak kundër raporteve të pushtetit qendror ndaj shkrimtarëve kinezë. Sipas tij, Yo Man haptazi mbështetë diktaturën kineze.
E, nga vendlindja e tij, Guan, Mo Yan, iu kundërpërgjigj ftohtë se, Çmimi Nobel atij iu nda për letërsi e jo për politikë.
Ndryshe, Panairi i Librit në Frankfurt sivjet tuboi 7,000 botues dhe ekspozues, nga 11 shtete të botës. Në panair nuk mungoi optimizmi, përkundër krizës në tregun e librit dhe konkurrencës gjithnjë e më të madhe që libri i shtypur po has nga versioni i tij elektronik.