E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, BB: 53 milione njerez se shpejti te varfer

Kriza ekonomike po shnderrohet ne nje problem mjaft te rende social.

Perllogaritjet e Bankes Boterore tregojne se te pakten 53 milione individe ne vendet ne zhvillim do te zhyten shume shpejt ne kthetrat e varferise si pasoje e kesaj krize.

Vitin e kaluar si pasoje e krizes se cmimeve, armata e te varferve ne bote u shtua me 100 milione veta.

Banka thote se nese kriza ekonomike do te vazhdoje kjo shifer mund te jete me e larta. Por pasojat sociale mund te jene edhe me tragjike se kaq.

Nje raport i fundit eshte llogaritur se se nese kriza do te vazhdoje, numri i vdekshmerise foshnjore ne bote do te rritet me 200 deri ne 400 mije veta ne vit, te pakten deri ne vitin 2015 dhe kryesisht ne ekonomite ne zhvillim.
 



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›