E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza BE marreveshje pa Britanine

Vendet anëtare të BE që përdorin euron kanë rënë dakord për një marrëveshje për taksat dhe buxhetin për të frenuar krizën e borxhit që ka përfshirë eurozonën.

Por përpjekja e Gjermanisë dhe Francës për të siguruar mbështetjen e 27 vendeve anëtare për të ndryshuar traktatet e Unionit u rrëzua pas vetos së vendosur nga Britania.

Kryeministri David Cameron kishte insistuar për një përjashtim të Mbretërisë së Bashkuar nga disa prej rregullave financiare.

Në vend të kësaj, anëtarët e eurozonës dhe të tjerët do të miratojnë një marrëveshje me penalitete për shkelje të rregullave të deficitit.

Kriza Financiare“Moody” zhvlerëson tre banka franceze"The Economist": Divorci i madh i Europes Gjermani, kriza sjell rënie të eksporteve Rregullat e reja dhe më të forta për shpenzimet dhe buxhetet do të mbështeten jo nga një traktat i BE-së, por nga një traktat mes qeverive.

Korrespondenti i BBC në Bruksel, Gavin Hewitt deklaron se Evropa ka bërë një hap të madh përpara drejt integrimit, me rregulla të rrepta mbi taksat dhe shpenzimet, si dhe me sanksione ndaj vendeve që tejkalojnë shpenzimet.

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy deklaroi se liderët e 26 vendeve kanë treguar një dëshirë për të marrë pjesë, duke u bazuar tek konsultimet në parlamentet përkatëse.

Zoti Cameron deklaroi se nuk kishte firmosur marrëveshjen, pasi sips tij ajo nuk ishte në interes të Britanisë së Madhe.

“Atyre vendeve që nënshkruan marrëveshjen, ne u urojmë gjithë të mirat, sepse ne duam që eurozona të zgjidhë problemet e saj, të arrijë stabilitetin dhe rritjen që të gjitha vendet kanë nevojë, përfshirë Britaninë”, tha ai.

Liderët e Bashkimit Evropian synojnë që pakti të jetë gati dhe të nisë aplikimin në mars. Mes masave të miratuara, liderët kërkuan sigurimin e më shumë kapitaleve për FMN-në, për të mundësuar fonde shpëtimi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›