E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza Bosch Zhgenjim qe nuk ka patur vullnet per zgjidhje

TIRANEuml- Ne prag te perfundimit te mandatit te tij si ambasador i misionit te OSBE-se ne Shqiperi Robert Bosch ne nje interviste per Albanian Daily Nees ka dhene nje panorame te qarte te situates politike ne vend. Sipas tij zgjidhja e krizes ne Shqiperi eshte edhe pika me e nxehte e momentit ne politike vendim ky qe sipas Bosch do ti jape rruge nje sere zhvillimesh te tjera. Bosch ka lene te kuptohet qarte qe OSBE nuk do te nderhyje as per ndermjetesime mes paleve pasi i takon politikaneve shqiptare te marrin persiper autoresine e veprimeve te tyre.

Une jam nje optimist i lindur edhe per kete situate keshtu qe nuk shoh absolutisht asnje arsye se pse nuk mund te gjendet shume shpejt nje zgjidhje. Kjo sigurisht varet si zakonisht nga nje gje e vetme ndash vullneti politik. Ne fakt ka qene vertet zhgenjyese qe deri tani nuk ka pasur vullnet te mjaftueshem per ti dhene fund ketij ngerci. Aktoret vendas e dine qe te gjithe se ka kaq shume objektiva kombetare strategjike qe duhen arritur saqe nuk mund ta vazhdojne edhe aq gjate kete ngerc. Megjithate nje argument bindes eshte se po te perfshihemi sic kemi bere me pare nuk do ta ndihmonim shume klasen politike vendase per te marre persiper autoresine e veprimeve te saj. Shqiperia eshte anetare me te drejta te plota ne NATO dhe me aspirata shume te forta e te njohura per tu bere anetare e BE-se. Nje marreveshje perfundimtare e pranueshme per te gjitha palet do ta forconte se tepermi pozicionin e vendit ne arenen nderkombetare- deklaron Bosch.

I pyetur ne lidhje me raportin e radhes qe do te mbaje para Keshillit te Perhershem te OSBE-se Bosch shprehet se kesaj radhe i eshte lene me shume hapsire shqyrtimit te situates politike ne vend e lidhur kjo me zgjedhjet e 2009.

Bosch eshte ndalur te theksoje se ngerci politik ka kufizuar edhe punen e parlamentit te Shqiperise duke permendur keshtu se Ngerci politik e ka penguar miratimin e nje sere ligjesh shume te rendesishme per te ardhmen evropiane te Shqiperise dhe ne do te donim te shihnim nje parlament qe punon me te gjithe kapacitetin e tij ndersa nuk le pa ironizuar edhe deputetet shqiptare duke thene se Ne shumicen e parlamenteve te Evropes Perendimore njerezit nuk e ofendojne tjetrin ne menyre te drejtperdrejte por flasin me me shume elegance dhe e verteta del ne nje menyre shume me te pranueshme duke i dhene nje model me terheqes sjelljeje atyre qe i kane zgjedhur- shton me tej.

Nderkaq i pyetur per sulmet e Partise Demokratike ndaj presidentit Topi ne lidhje me dekretet per anetaret e Gjykates Kushtetuese e asaj te Larte ambasadori i OSBE shprehet se jane vene re mendime te ndryshme lidhur me shkallen e autoritetit qe duhet te kete Kuvendi ne shqyrtimin e kandidateve. Megjithate ka pasur te pakten nje rast kur nje kandidat u hodh poshte pa pasur plotesisht mundesine qe te shpjegohej gje qe ne e konsiderojme per te ardhur keq thote Bosch duke shtuar se sa i takon presidentit une e kam thene here pas here se e mbeshtesim Zyren e Presidentit si mbrojtesen kyce te shtetit te se drejtes ne kete vend por sigurisht qe kjo zyre ka gjithmone vend per tu bere me e forte- shprehet ai perAlbanian Daily News .
m.a/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›