E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Bush: Nuk deshtoi tregtia e lire

Presidenti amerikan Xhorxh Bush pranoi se sistemi financiar ka nevoje per reforma, por kembengul se kriza e kredive nuk ishte deshtim i tregtise se lire. Nga Nju Jorku, shefi ne largim i Shtepise se Bardhe foli per domosdoshmerine e “rregullave te reja dhe nje transparence me te madhe ne tregjet financiare”.

“Por ne asnje menyre nuk duhet shtrenguar tregtia e lire”, tha ai.

Komentet e Bushit paraprijne takimin e lidereve boterore kete fundjave ne Washington, ne fokus te se ciles eshte kthesa qe ka marre ekomonia globale.

Per presidentin, masat e menjehershme e te guximshme te qeverise kane ndihmuar tashme ne zbutjen e krizes.

“Veprimi i shtetit, megjithate, nuk eshte kurre cudiberes dhe tani nevojitet nje reforme totale e ekonomise boterore, por pa u perpjekur te rishpiket sistemi. Do te ishte gabim fatal - tha Bush - qe ne te lejojme disa muaj krize te minojne 60 vite suksesesh”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›