E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, GM do shkurtoje 21 mije vende pune

Kompania “General Motors” ka njoftuar se deri ne vitin 2010 do te shkurtoje 21 mije vende pune ne uzinat ne Shtetet e Bashkuara dhe gradualisht do te ndale prodhimin e makinave te markes “Pontiac”.

Kjo behet ne kuader te ristrukturimit te pergjithshem te ndermarrjes, qe eshte i domosdoshem per te marre me teper ndihma nga qeveria.

Aktualisht “GM” po vepron ne baze te ndihmes se qeverise amerikane prej 15.4 miliarde dollaresh dhe deri me 1 qershor duhet te ristrukturohet per te fituar me teper fonde.

Nese ky ristrukturim nuk vleresohet pozitivisht nga qeveria, atehere kompania mund te futet ne falimentim te mbrojtur.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›