E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza drejt skadimit afati i BE-se

Kriza politike ne vend e cila po vijon te mos zgjidhet po rrezikon cdo dite e me shume Shqiperine ne marrjen e statusit kandidat ne Bashkimin Europian.

Fillimi i muajit nentor eshte edhe koha kur Komisioni Europian do te jape opinionin e tij dhe per kerkesen e Shqiperise per te marre kete status pergjigje e cila zor te jete pozitive ne rast se kriza politike nuk do te kete nje zgjidhje.

Shtatori pritej te ishte edhe muaji kur palet te gjenin konsenusin por deri tani nuk ka asnje sinjal pozitiv per sa i perket gjetjes se zgjidhjes per hetimin e zgjedhjeve te shkuara parlamentare. Po keshtu mesohet se ambasadoret e vendeve te BE-se ne Tirane te keshilluar edhe nga zyra e Komisionit Europian ne vend kane nisur presionin tek aktoret kryesore te politikes ne vend ne menyre qe zgjidhja e krizes te mos ndodhe atehere kur te jete shume vone.

Alarmi

Ishte ambasadori i Belgjikes ne Shqiperi Mark Mishelsen i cili ne nje konference per shtyp te dhene rreth tre muaj me pare theksoi se palet politike ne vend duhet te nxitonin per zgjidhjen e kontradiktave politike qe rrodhen ne zgjedhjet e kaluara te pergjithshme perndryshe ne fillimin e muajit nentor do te penalizohen. Ambasadori i vendit qe ka dhe presidencen e radhes se BE-se dhe qe e ka seline diplomatike ne Sofje te Bullgarise ishte i prere ne qendrimin e tij per nevojen e gjetjes se nje zgjidhjeje per krizen. Per te ecur perpara duhen sinjale pozitive nga politika e brendshme. Ne kemi shprehur shqetesimin per ngercin politik ne vend dhe moszgjidhjen e tij. Mazhoranca dhe opozita duhet te punojne se bashku per te gjetur zgjidhjen e tij perpara se KE te jape opinionin per Shqiperine deklaroi Mark Mishelsen ne mesin e korrikut gjate vizites se tij te pare zyrtare ne Tirane. Sipas tij Komisioni Europian do te perfundoje opinionin e tij per progresin ne Shqiperi ne fund te shtatorit dhe do ta publikoje ne tetor ose nentor ndaj deri ne kete kohe eshte e domosdoshme qe palet te gjejne kompromisin. Ne lidhje me kete ceshtje Mishelsen u beri thirrje partive politike qe ta gjejne zgjidhjen ne menyre transparente dhe kushtetuese duke pasur si baze te saj rezoluten e Parlamentit Europian te miratuar ne fillim te veres.

Por negociatat mes dy te mandatuarve te partive per ceshtjen e krizes Astrit Patozit nga PD dhe Gramoz Rucit nga PS duket se kane ngecur ne vend. Shkak per kete eshte bere fati i fleteve te votimit te zgjedhjeve te shkuara kur palet ndahen ne menyren e trajtimit te tyre dhe hetimit ne komision.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›