Kriza e Euros, BE-ja bie dakord për marrëveshjen e mbikqyrjes bankare
Bruksel- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për të ngritur një mbikqyrës të vetëm bankat në Eurozonë, një hap i madh ky drejt një bashkimi bankar.
Një kornizë legjislative pritet të nisë punën në 1 janar të viti të ardhshëm, për të nisur më vonë punë në vitin 2013. Mekanizmat e Bankës Qendrore Evropiane do të kenë fuqinë për të ndërhyrë në çdo bankë brenda Eurozonës.
Marrëveshja u pa si një kompromis në mes të Francës dhe Gjermanisë, të cilat më herët nuk u pajtuan mbi kohën dhe numrin e bankave që BQE-ja do të mbikqyrë.
Por kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi se disiplina buxhetore kombëtare duhet të jetë prioritet. Zonja Merkel ka konfirmuar se fondet e shpëtimit të BE-së nuk do të përdoren për të injektuar drejtpërdrejt kapital në banka e Eurozonës së trazuar derisa rregullimet e reja mbikëqyrëse të zinin vend.
Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy thotë se ata tani kanë një objektiv. Teksa zoti Barroso tha se marrëveshja do të jetë përfshirëse ligjërisht, e mundur edhe për vednet jo anëtare të Euro-s, të cilat mund t’i bashkohen në qoftë se dëshirojnë.
Analistët thonë se me kompetenca të reja mbikëqyrëse BQE-ja do të jetë në gjendje për të ndërhyrë më herët për të parandaluar akumulimin e një sistemi të rrezikshëm të borxhit në bilancet e një banke.
Dhe një herë korniza ligjore vë në vend fondin e shpëtimit, Mekanizmi Evropian i Stabilitetit (ESM), që do të jetë në gjendje për të rikapitalizuar bankat drejtpërdrejtë.
Dorina Bilbili/IDEA/