E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza e Hormuzit, Macron pret kryeministrin irakian: Të ulen tensionet dhe të gjenden rrugët alternative

Presidenti francez Emmanuel Macron priti sot në Paris kryeministrin e Irakut, Ali al-Zaidi.

Takimi u fokusua kryesisht në stabilitetin e Lindjes së Mesme, veçanërisht në de-eskalimin e tensionit rreth Ngushticës së Hormuzit – një rrugë detare jetike për transportin e naftës – si dhe në diversifikimin e rrugëve të eksportit të naftës irakiane.

Qëllimi është lehtësimi i presionit mbi tregjet globale të energjisë dhe mbrojtja e interesave ekonomike të Francës.

Në një postim në platformën X, Macron theksoi se stabiliteti në rajon lidhet drejtpërdrejt me interesat e qytetarëve francezë.

“Sigurimi i furnizimeve tona me energji duke punuar për de-eskalimin e tensionit dhe zhvillimin e rrugëve alternative ndaj Ngushticës së Hormuzit do të thotë lehtësim i presionit mbi çmimet e karburantit”, shkroi Macron, ndërsa shtoi se “thellimi i bashkëpunimit tonë mbrojtës dhe të sigurisë me partnerët tanë do të thotë që të vazhdojmë së bashku luftën e pandërprerë kundër terrorizmit.”

Ndërkaq kryeministri irakian al-Zaidi pritet të vazhdojë vizitën e tij në Gjermani.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›