E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kriza e blegtorisë po rrit me shpejtësi importin e bulmetit, 18% më shumë për 5-mujorin

Në minutën e 99’, gjatë kohës shtesë, ndeshja Tenerife-Andorra, e vlefshme për Ligën e Dytë spanjolle (Liga2), u ndërpre për t’i dhënë ndihmën e nevojshme në fushë Jesus de Miguel

Partizani zgjohet në Durrës, duke mposhtur 0-1 Teutën. Karoglan merr fitoren e parë dhe i jep fund serisë negative. “Demat e Kuq” triumfojnë falë një goditjeje spektakolare të Atanaskoskit.

16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...

20:09

Kriza e blegtorisë po rrit me shpejtësi importin e bulmetit, 18% më shumë për 5-mujorin

Lapsi.al24 June 2022

Numri i krerëve të bagëtive po bie me shpejtësi dhe kërkesa për produktet e bulmetit po rritet nga vitit në vit, edhe si rrjedhojë e rritjes së numrit të turistëve. Kjo po bën që importet e bulmetrave të rriten me shpejtësi.

Të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se gjatë 5-mujorit të parë 2021, importet e bulmetrave dhe vezëve shënuan rritje vjetore me 18 %. Rritja ishte më e fortë në muajin maj, pasi rritja e sasive mujore të importit të bulmetrave shënoi rritje vjetore me 42 %.

Menaxherët në fabrikat e përpunimit të qumështit shpjeguan për një prirje të rritjes së furnizimeve me lëndë të parë nga importi për shkak se në tregun vendas ka mungesa të furnizimit, por edhe për faktin se çmimi i qumështit të përpunuar nga tregjet e Serbisë është më i lirë prodhimet e fermerëve.

Rritja e kostove të lëndëve të para ka rezultuar fatale për fermat shqiptare të bagëtive, të cilat thuajse të gjithë lëndën ushqimore e importojnë nga jashtë. Duke qenë se çmimet e ushqimeve për kafshë janë rritur me mbi 50 për qind këtë vit, blegtorët të cilët nuk subvencionohen nga shteti kanë rritur çmimin e qumështit me mbi 30 %. Ndërkohë fabrikat kanë rritur me të njëjtën përqindje çmimet e produkteve të bulmetit.

Rritja e importeve të bulmetit është bërë agresive tre vitet e fundit. Të dhënat zyrtare mbi tregtinë e jashtme, gjatë vitit 2021, tregojnë se importet e bulmetit, vezëve dhe mjaltit u rritën me 27%, duke arritur vlerën totale prej 4,7 miliardë lekësh (38,8 milionë euro).

Të dhëna më të detajuara tregojnë se, importet në këtë grup udhëhiqen nga bulmeti dhe se rritja gjatë vitit 2021 është krijuar nga shtimi i importeve të qumështit nga Serbia, e cila ka ndikuar në 25% të totalit të rritjes totale.

Importet e bulmetit nga ky vend arritën në 327 milionë lekë në vitin 2021, me një rritje 251% në raport me vitin 2020.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i krerëve në blegtori ka rënë dukshëm vitet e fundit. Numri i gjedhëve në vitin 2020 është 362.583 krerë, duke shënuar rënie me 12,76%, në krahasim me vitin 2019. Numri i të leshtave është 1,55 milionë krerë, duke shënuar rënie me 11,40%, krahasuar me vitin 2019. Gjithashtu numri i dhive në vitin 2020 ishte 774.332 krerë, duke pësuar rënie vjetore me 10,26%, në krahasim me vitin 2019.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2020, sasia gjithsej e qumështit të grumbulluar rezulton rreth 119 mijë tonë, duke pësuar rënie me 14,80 %, krahasuar me vitin 2019. Gjatë kësaj periudhe, sasia e qumështit të grumbulluar të lopës është rreth 101 mijë tonë, duke pësuar rënie me 18,45%, krahasuar me 2019. /Monitor

Gjatë konferencës në Bruksel kryeministri Edi Rama shprehu keqardhje për Samiti i BE-së nuk solli asnjë rezultat pozitiv për hapjen e negociatave për Shqipërinë...

Presidentja Vjosa Osmani pas takimit BE-Ballkani Perëndimor ka thënë se ka pasë deklarata mbështetëse për liberalizimin e Kosovës, megjithatë duhen hapa konkret...

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Republikës së Maqedoni...

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në konferencën e përbashkët me presidentin serb dhe liderin e Maqedonisë së Veriut në samitin e BE në Bruksel. Rama u shpreh...

Në fjalën e tij në konferencën për shtyp në Bruksel pas Samitit të BE-së që zhvillua ditën e sotme, kryeministri Edi Rama u shpreh i pakënaqur nga liderët e BE-...

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, duke mbajtur fjalën e tij në Bruksel në kuadër të Samitit të BE, ka theksuar se BE duhet të përmbushë p...

Policia australiane ka shkatërruar me djegie rreth 1.5 ton lëndë narkotike, që ishte sekuestruar në operacione të ndryshme para se të arrinin te njerëzit dhe të...

Pas përfundimit të samitit të Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama ka ndarë foton e përbashkët të gjithë liderve që morën pjesë. Kryeqeveritari shihet përk...

Tre lekë më pak do të shiten nafta në pikat e karburantit nga pasditja e kësaj të enjteje. Konkretisht nga vendimi i fundit i marrë një litër naftë do të tr...

Dy gra janë arrestuar nga policia për shkak se akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontra...

Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur

Lufta mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt për kontrollin e Bashkisë së Tiranës, e nisur me shkarkime dhe bllokime institucionale, u përshkallëzua deri te denoncimi për shantazh dhe kërcënime në qelitë e burgut të Fierit, duke e kthyer administrimin e kryeqytetit në peng të përplasjes mes dy ish-aleatëve politikë.

Në minutën e 99’, gjatë kohës shtesë, ndeshja Tenerife-Andorra, e vlefshme për Ligën e Dytë spanjolle (Liga2), u ndërpre për t’i dhënë ndihmën e nevojshme në fushë Jesus de Miguel

Partizani zgjohet në Durrës, duke mposhtur 0-1 Teutën. Karoglan merr fitoren e parë dhe i jep fund serisë negative. “Demat e Kuq” triumfojnë falë një goditjeje spektakolare të Atanaskoskit.

Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.

Gonzalo Montiel u bë protagonist i një skene që nuk dukej se i përkiste një ndeshjeje futbolli. Futbollisti argjentinas u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Boca Juniors, nën mbrojtjen e policisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›