Kriza e borxheve situata e vertete

14 prej 27 vendeve që përdorin monedhën e përbashkët euro e tejkalonin kuotën e borxheve të 60% të GDP-së së tyre në vitin 2010, duke thyer kështu marrëveshjen themeltare të euros, atë të Mastrihtit.
Një raportim i fundit i Eurostatit, zyrëës së statistikave të Bashkimit Europian, tregoi se vetëm brenda një viti, mesatarja e borxheve kaloi nga 74,4% në 80% të GDP-së së përbashkët të BE-së.
Shifrat janë edhe më të mëdha duke vlerësuar vetëm 17 shtetet që përdorin euron. Greqia është shteti më i zhytur në borxhe të njëpasnjëshme, me 142,8% të GDP-së, ndjekur nga Italia, Belgjika, Irlanda dhe Portugalia. Situata nuk është e mirë as midis dy superfuqive të Kriza FinanciareLiderët e BE arrijnë marrëveshjen Fondi, Merkel mbështetet nga Bundestagu Samiti kundër krizës së Euros euros, Gjermanisë dhe Francës, me hua që kalojnë 80% të Prodhimit të tyre të Bredshëm Bruto.
Shtetet me më pak borxhe në BE janë Estonia, Bullgaria dhe Luksemburgu, vende që gjithsesi nuk luajnë ndonjë peshë të madhe ekonomike në Europën e bashkuar.
Sipas paktit të Stabilitetit dhe Zhvillimit, i miratuar në fillimin e vitit 1999, vendet antare duhet të sigurohen që borxi i tyre të jetë në rastin më të keq rreth 60%. Kjo është edhe shifra pranë të cilës gjendet Shqipëria, por në rastin e një vendi në zhvillim, rekomandohet që borxhi të mos kalojë 40% të PBB-së.
Kjo është harta e 27 vendeve të BE-së sipas situatës së borxheve
Borxhet, mbi 100% i PBB-së (GDP)
Greqia, Italia
Borxhet midis 80-100%
Franca, Gjermania, Portugalia, Irlanda, Hungaria, Belgjika
Borxhet midis 60-80%
Spanja, Britania, Austria, Holanda, Qipro
Borxhet midis 40-60%
Polonia, Sllovakia, Letonia, Finlanda, Danimarka
Borxhet midis 20-40%
Suedia, Lituania, Rumania, Çekia, Sllovenia
Borxhet nën 20%
Bullgaria, Luksemburgu, Estonia
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Qeveria jep 200 mijë USD për lobim
Shuma nga fondi shtesë për studion amerikane Patton Boggs
Liderët e BE arrijnë marrëveshjen
Shtyhet miratimi i buxhetit të shtetit
Ekspertiza: Kafka e Çopës e dëmtuar
Durrës, plagoset me thikë 35-vjecari