E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e borxhit shqiptar

Pervecse nje nga vendet me borxhin publik me te madh ne rajon Shqiperia ka dhe faturen me te larte te interesave per te paguar.

Sipas te dhenave zyrtare qeveria shqiptare vetem kete vit per interesat e borxhit do te paguaje sa 13 per qind te te ardhurave te buxhetit. Kjo fature eshte dy here me e larte nga ajo qe paguan qeveria rumune 6 here me shume nga Bullgaria dhe 4 pike perqindje me e larte nga Maqedonia. Madje barra e kostos qe paguan Shqiperia per borxhin eshte me e larte edhe se sa vendet qe sot konsiderohen me problematike duke qene ne te njetin nivel gati me ate te Greqise fqinjin tone qe rrezikoi falimentin buxhetor.

Vetem qeveria greke paguan tani 14 per qind te te ardhurave te buxhetit per interesat e borxhit te saj. Ne Spanje dhe Portugali dy vende te tjera me borxh te larte qeverite paguajne per sherbimin e tij respektivisht 6 dhe 7 per qind te te ardhurave buxhetore. Interesat e borxhit po behen barre per buxhetin dhe shqetesimi eshte se tendenca e tyre eshte ne rritje pas shume vitesh renie.

Sipas te dhenave zyrtare ne nente muajt e pare te vitit pagesat e qeverise per interesat e borxhit ishin mbi 300 milione dollare 20 per qind me shume se vitin e kaluar. Qeveria do shpenzoje per gjithe vitin 435 milione dollare per te paguar interesat e borxhit te saj ose 3.5 per qind te Produktit kombetar nga 3 qe ishte shifra vitin e kaluar.

Kjo per shkak te disa faktoreve qe kane te bejne me rritjen e interesave qe solli kriza globale marrjen e kredive tregtare nga jashte por edhe deficitet e larta ne dy vitet e fundit. Tashme Shqiperise i duhet qe per te sherbyer borxhin e saj te paguaje cdo vit nje shifer qe shkon deri ne 65 per qind e fondit te investimeve publike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›