E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza e euros dhe bojkoti kinez godasin Japonine

Ekonomia japoneze u kontraktua ndjeshëm ne tremujorin korrik-shtator, duke vuajtur rëndë pasojat e krizës europiane dhe të bojkotit kinez, në të njëjtën kohë që edhe konsumi i brendshëm mbetet i dobët.

Prodhimi i Brendshëm Bruto, krahasuar me të njëjtin tremujor një vit më parë, pësoi një rënie prej 3,5%.

Ndërkohë, krahasuar me tremujorin paraardhës, ekonomia e tretë më e madhe në botë pësoi një rënie prej 0,9%.

Të dhënat e publikuara të hënën nga Banka Qendrore e Japonisë vendosin Tokion zyrtar nën presion për të marrë masa të menjëhershme për të stimuluar rritjen ekonomike.

”Ekzistojnë disa rreziqe të brendshme dhe të jashtme Kriza FinanciareAuditi i BE-së, 5 mld euro të shpërdoruara Merkel: Edhe 5 vjet për të kaluar krizënEkonomi, “Europa mban peng botën” mbi ekonominë japoneze”, deklaroi Tatsushi Shikano, kryeekonomist i “Mitsubishit” dhe “Morgan Stanley” në Tokio.

”Si rrjedhojë, Banka e Japonisë do të vazhdojë të lehtësojë politikat e saj monetar dhe në këto kushte, një reduktim i mëtejshëm i normës bazë të interesit do të ishte i pritshëm”, shtoi Shikano.

Një vit më parë, ekonomia japoneze vuajti gjithashtu një kontraktim të ndjeshëm, si pasojë e tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 9,1 të shkallës rihter, që u shoqërua me shkatërrime masive dhe një krizë bërthamore në vend.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›