Kriza ekonomike, PS miraton rezolute

Sipas rezolutes viti 2009 po mbyllet me nje frenim te pergjithshem te ekonomise dhe nje rritje negative ekonomike, por thellimi i saj sipas eksperteve socialisteve do te ndodhe ne vitin 2010.
Ky dokument qe mori mbeshtetjen e te gjithe anetareve te Asamblese Kombetare i apelon qeverise marrjen e nje sere masash urgjente. Mbi te gjitha ne fushen e politikave fiskale, politikave monetare dhe ne fushen e politikave te pergjithshme qeveritare.
Ne rezolute socialistet theksojne se Shqiperise i nevojitet nje ekonomi funksionale tregu, e afte t’i beje balle konkurences pa kufij, nje ekonomi e orientuar nga eksporti i mallrave e sherbimeve dhe jo e mbeshtetur ne eksportin e fuqise puntore te pakualifikuar, nje ekonomi qe mbeshtetet ne kursimet e siguruara nga zhvillimi i brendshem ekonomik dhe nga formalizimi i saj dhe si pike kryesore theksohet krijimi i nje klime favorizuese dhe liria e konkurences.
Rezoluta permban propozime konkrete te Partise Socialiste ne te gjithe shtyllat e ekonomise se vendit.