E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza ekonomike në kulm, Meksi jep alarmin: Po marrim borxh edhe për të paguar rrogat

meksiQë situata ekonomike në vend nuk është nga më të mirat, ky tashmë nuk përbën më një lajm. Por, anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë, Ermelinda Meksi, ka treguar se gjendja është vërtet kritike, aq sa po merret borxh për paguar rrogat.

Në një kohë që ka rënie te ardhurash kemi një rritje të shpenzimeve, por jo atyre për zhvillim, pra investimeve që reflektojnë ulje, por kemi një rritje te shpenzimeve korrente, që janë kryesisht shpenzime për të paga, pensione dhe interesa borxhi. Kjo situatë bën që të reflektojë pas shumë kohësh fenomeni i deficitit ndaj të ardhurave korrente. Pra, kemi borxh për të shlyer pikërisht shpenzimet për konsum, paga, pensione, interesa borxhi, thotë Meksi për TCH./b.l

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›