E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kriza energjitike, Gordani: Biznesi i madh duhet të kishte lidhur kontrata afatgjata

Shqipëria funksionon me 91 % treg të rregulluar çka do të thotë që tarifat vendosen në mënyrë administrative. Kjo mënyrë ka bërë që të gjitha luhatjet e tregut duke filluar që nga 2016 të mos jenë reflektuar në çmimin final dhe ka sjellë edhe ngerçe të detyruara për Kompaninë Kesh. 
Sipas Lorenc Gordanit Jurist në departamentin e energjisë në Delegacionit Europian në Shqipëri ,  Kesh nuk ka patur mundësi të shesë tepricën energjitike kur në treg cmimet ishin më të lartë.
Ndërkohë që biznesi i madh në vendin tonë funskionon në dy kategori, e para me rreth 80 konsumatorë e blejnë energjinë në treg si të brendshëm edhe të jashtëm dhe kategoria e dytë e blen energjinë tek furnizuesi i mundësisë së fundit, në të dy rastet sipas Gordanit reflektohet qasja e çmimit momental të tregut. 
Për Gordanin biznesi duhet te ishte drejtuar drejt tregut me kontrata më afatgjatë çka do të kishte bërë që çmimin e energjisë ta merrnin me mesatar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›