Kriza financiare dominon hapjen e samitit të G8-s
Liderët e G8-s do të tentojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët lidhur me një sërë çështjesh që variojnë nga masat kundër ngrohjes globale në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, nga nxitja për rifillimin e bisedimeve për tregtinë botërore te çështja e programit bërthamor të Iranit.
Kryeministri italian Silvio Berluskoni është organizatori i samitit dhe ai do të çelë punimet e tij gjatë një dreke pune, që do të përqendrohet në situatën ekonomike. Samiti zhvillohet në qytetin italian të Akuilas, që u shkatërrua nga një tërmet i fuqishëm në fillim të muajit prill, një sfond i përshtatshëm për diskutime lidhur me ekonominë globale, që po lufton për të kapërcyer recesionin më të rëndë të të gjithë kohërave.
Politikbërësit e tetë vendeve më të industrializuara të botës pritet të pranojnë njëzëri vazhdimin e politikës së mbështetjes përmes paketave stimuluese, pasi ekonomia globale është ende shumë e dobët dhe do të diskutojnë nëse duhen marrë masa të tjera për të shpëtuar sistemet bankare, deklaruan zyrtarë të lartë evropianë.
Në një prononcim në prag të samitit, kryeministri britanik Gordon Braun tha për agjencinë Reuters se bota duhet të "duhet të ngrihet në nivelin e krizës dhe të përqendrohet në rifillimin e rritjes ekonomike".
"Nuk vetëkënaqem dhe mbetem gjithmonë vigjilent për situatën financiare të botës", theksoi Braun.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia dhe Franca pritet gjithashtu të reflektojnë të njëjtin kujdes të kryeministrit britanik, duke lënë të izoluar ekonominë më të madhe evropiane, Gjermaninë, nëse, siç edhe pritet, do t'i kërkojë G8-s që me shpejtësi të hiqet dorë nga zbatimi i politikave shumë të kushtueshme stimuluese me fillimin e rimëkëmbjes ekonomike.
Liderët e G8-s i nënvlerësuan problemet ekonomike gjatë samitit të tyre të vitit të kaluar në Japoni dhe bisedimet e sotme do të përqendrohen në masat që vendet duhet të marrin për të parandaluar përsëritjen e një situate të tillë në të ardhmen.
Megjithatë, zyrtarët paralajmëruan se gjatë këtij samiti nuk pritet të ndërmerren iniciativa të mëdha, pasi një forum më i gjerë i G20-s, që grupon vendet e pasura industriale dhe ekonomitë në zhvillim, është ngarkuar për përgatitjen e rregullave financiare dhe ekonomike për kapërcimin e krizës.
Vendet anëtare të G20-s u takuan në Londër në muajin prill dhe pritet të mblidhen sërish në shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.