Kriza financiare percan BQE-ne

Masat që duhen ndërmarrë për të ndihmuar disa vende të eurozonës që janë prekur nga kriza financiare, ka përcarë komitetin ekzekutiv të Bankës Qendrore Europiane.
Anëtari gjerman i këtij komiteti, Jurgen Stark, njeriu kyç i politikave ekonomike të BQE-së, ka dhënë dorëheqjen pas kundërshtive të forta që kishte në lidhje planin që parashikonte blerjen e borxhit të vendeve në rrezik.
Edhe pse në njoftimin zyrtar të BQE-së thuhet se Stark është larguar për motive personale, të gjithë shprehen të sigurtë se largimi i tij është i gjithi i lidhur me planin e shpëtimit të vendeve në krizë të eurozonës.
Dorëheqja e tij tronditi bursat me frikën se Kriza FinanciareLagarde: Aksion guximtar për ekonominëGreqi, publikohen emrat e kompanive debitoreObama “zbulon” planin për punësimin dorëheqja e Stark është shenjë se Gjermania do t’i thotë jo planit të shpëtimit të vendeve në krizë, duke i qendruar mendimit të disa ekonomistëve “se punëtorët gjermanë s’kanë pse të paguajnë për faj të peshkatarit grek”.
Kreu i BQE-së, Jean Claaude-Trichet falenderoi Stark për punën e kryer gjithë këto vite në BQE. Falenderime Stark mori edhe nga kancelarja gjermane, Angela Merkel. Zv/ministri i Financave, Jorg Asmusen do të zëvendësojë Stark në postin e anëtarit të Komiteti Ekzekutiv të BQE-së.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Shefja e BB-së, në Tiranë për inspektim
Takim me Ramën dhe Berishën
Prodhimi shqiptar, me kosto të lartë
Vrasja e gjyqtarit, Halimi: Dëshmitarë dhe prova
Blair: Vrasja e Bin Laden, e rëndësishme
Spahiu: Alarm për kriminalitetin e lartë