E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, ministri britanik, Lidington nesër në Tiranë

Ministri David Lidington

Ministri Britanik i Shtetit për Evropën, David Lidington do të vizitojë ditën e nesërme Shqipërinë. Konfirmimi I vizitës erdhi nga zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme, ku thuhet se vizita e Lidington vjen me ftesë të ministrit të Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto.

Në qendër të takimeve të Lidington do të jetë situate e krijuar së fundmi në Shqipëri pas zgjehdjeve të 8 majit. Lidington do të ketë një axhendë të ngjeshur pas ka parashikuar takime me presidentin,Bamir Topi, kryeministrin, Sali Berisha, ministrin e Punëve të Jashtme, Edmon Haxhinasto dhe kreun e opozitës, Edi Rama për të diskutuar mbi gjendjen politike, axhenden e reformave të BE-së, dhe prioritetet e Mbretërisë se Bashkuar për sundimin e ligjit.

Lidington do të ketë gjithashtu edhe një takim me kryeprokuroren Ina Rama.

Sipas njoftimit të ministrisë së Jashtme, ministri Britanik i Shtetit për Evropën, David Lidington ndërsa pritet të vizitojë Tiranën është shprehur se, ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Mbretëria e Bashkuar mbështet fuqimisht dëshirën e Shqipërisë për t`u bashkuar me BE-në. Megjithatë, për të përparuar më tej, është me rëndësi që politikanët dhe institucionet shqiptare të demonstrojnë pjekurinë e tyre demokratike dhe kredencialet evropiane. Unë pres që të diskutoj këtë axhendë me partnerët shqiptarë në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›