Kriza në Athinë, media: BE diskuton planin 25 mld eurosh
BRUKSEL- Eurogrup do të diskutojë mbi planin e Komisionit Europian për ekonominë Olli Rehn për të lejuar Greqinë për të marrë një paketë prej 25 miliardë eurosh për të cilat ka nevojë në dy muajt e ardhshëm. Kështu shkruajnë sot në unanimitet mediat greke, duke nënvizuar se disa vende të BE-së si Gjermania, Holanda dhe Austria nuk janë kundër këtij plani shpëtimi, por shprehin “rezerva” dhe do kërkonin “rregulla shumë strikte”.
Paketë do të jetë gati, në rast se Greqia do të kërkojë ndihmë për të dalë nga kriza ekonomike. Deri tani Greqia nuk ka kërkuar ndihmë.
“BE propozon një plan mbështetjeje prej 20- 25 miliardë” është kryeartikulli i gazetës ekonomike Naftemporiki, sipas së cilës, Rehn “ka kompletuar planin” e ndihmës për Greqinë dhe do ia prezantojë sot ministrave të BE-së. Por shton se “deri dje Gjermania Holanda dhe Austria kanë shprehur rezerva, ndërsa kanë dhënë mbështetje të fortë Franca”
Në të njëjtën linjë e përditshmja socialialiste “To Vima” shkruan sot se BE duhet të miratojë propozimin e Oli Rehn për të garantuar nevojat e ardhshme të Greqisë, “nëse do të kapërcehen kundërshtimet kryesore të disa vendeve.
Jo shumë optimiste e përditshmja tjetër “Ta Nea” sipas së cilës qeveria e Papandreut nuk pret rezultate spektakolare” nga mbledhja e BE-së, duke kujtuar se mbetet e hapur rruga për të kërkuar ndihmë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Greqia ka një defiçit prej 12.7%, katër herë më të lartë se ç'lejohet në eurozonë.
Qeveria ka vendosur ta ulë këtë deficit në 8.7 % këtë vit dhe të zvogëlojë borxhin kombëtar duke shkurtuar rrogat e punonjësve të shërbimeve publike, duke ngritur moshën e pensionit dhe duke rritur TVSH-në.
Këto masa të ashpra kanë shkaktuar një zemëratë të thellë në publik dhe gjithashtu kanë sjellë shvleftësimin e euros.
Korrespondenti i BBC-së në Bruksel, Gavin Hewitt thotë se shpresohet që kjo paketë shpëtimi të jetë aty vetëm në rast urgjence dhe jo një domosdoshmëri.
(s.g/BalkanWeb)