Kriza ne Gaza, Ban Ki Moon niset drejt Kajros

Izraelitet thone se e kane rrethuar qytetin e Gazes dhe se kane kryer rreth 60 sulme ajrore gjate nates, kryesisht ndaj tuneleve me arme pergjate kufirit me Egjiptin.
Nje palestinez mbeti i vrare dhe 20 te tjere u plagosen gjate luftimeve te mbremshme. I derguari i Kuartetit ne Lindjen e Mesme, Toni Bler, tha se 48-72 oret e ardhshme jane vendimtare per nje armepushim ne Gaza.
Dy raketa jane leshuar mengjesin e sotem nga Libani drejt Izraelit. Ato kane rene ne nje zone pak te banuar dhe nuk kane shkaktuar viktima.
Nderkaq, sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki-Moon eshte nisur drejt Kajros ne perpjekje per te siguruar fundin e luftimeve. Ai do te takohet me presidentin Mubarak, do te vizitoje Izraelin, Bregun Perendimor dhe disa zona te tjera ne rajon.
Mesazhi i tij do te jete: Luftimet duhen ndalur, shume njerez kane vdekur. Ne takimet me lideret palestineze e izraelite, si dhe politikane nga Egjipti, Jordania, Siria, Libani e Turqia, ai do te inkurajoje iniciativat per hapjen e kufijve dhe sigurimin e ndihmave humanitare ne Gaza.
Ai megjithate nuk planifikon te takohet me perfaqesues te Hamasit, ndersa nuk dihet nese do te vizitoje Gazen.