E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza në KQZ, Arvizu sot në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu do të jetë sot në mbrëmje i ftuar në emisionin e përjavshëm “5 pyetje nga Babaramo”, nën drejtimin e drejtorit të Tv A1REPORT! Ilir Babaramo.

Qëndrimi i SHBA-së për cështjet e politikës së ditës si ngërci në KQZ, klima e ditëve të fundit në Kuvend, apo situata parazgjedhore do të jenë temat kryesore te intervistës me kryediplomatin e Shtëpisë së Bardhë në vendin tonë.

Emisioni transmetohet sonte në mbrëmje në orën 21.00 në televizionin A1REPORT!

(ad.ti/s.g/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›