Kriza ne Kosove Bukoshi Pasoje e krizes se LDK

Ish-ministri i Shendetesise dhe nje nder figurat me te hershme te LDK-se Bujar Bukoshi u shpreh se e gjithe kjo situate eshte krijuar si pasoje e krizes se brendshme te Lidhjes Demokratike te Kosoves e cila sipas tij ndodhet ne nje krize te thelle.
Kjo krize eshte rrjedhoje e gjendjes se partise ne keto momente. Partia jone eshte ne krize. Shikoj keto zhvillime me trishtim por kam bindje dhe nje optimizem se do te veprohet qe te menaxhohet kjo krize brenda LDK. Pergjegjesia per te gjithe kete situata bie mbi lidershipin e LDK duke nisur nga kryetari e duke vazhduar me radhe ne hierarki tha zoti Bukoshi.
Nderkohe per nen/kryetarin e LDK-se Lutfi Haziri kriza institucionale ka ardhur pas vendimti te Gjykates Kushtetuese e cila u shpreh per papajtueshmeri me Kushtetuten ne postin e mbajtur nga Sejdiu.
Krizen e ka shkaktuar vendimi i Gjykates Kushtetuese te Kosoves qe ka qene jo e duhur dhe jo i argumentuar sa duhet. Thyerja e marreveshjes se brendshme mes LDK dhe PDK solli krizen. Edhe procesi zgjedhor i LDK ka qene guri themelor qe ka vulosur kete krize. Kosova vertet eshte ne nje krize institucionale qe duhet te zgjidhet sipas Kushtetutes. Ne Kosove ka ardhur koha per nje marreveshje gjitheperfshirese deklaroi nenkryetari i LDK Lutfi Haziri.
Ne te njejten linje me argumentimin e zotit Haziri u shpreh edhe perfaqesuesi i PDK Fatmir Limaj. Por zoti Limaj vleresoi periudhen e bashkepunimit dhe te bashkeqeverisjes mes LDK si te suksesshme institucionalisht pavaresisht marredhenieve personale mes 2 liderve.
Kriza kulmoi me vendimin e gjykates dhe si pasoje e ketij vendimi erdhem tek kjo e fundit. Kemi qene nje kualicion ka qene nje bashkepunim jashtezakonisht i mire flas instuticionalisht jo mes liderve te partive politike. Me vendimin e Gjykates Kushtetuese krijohen kushte per zgjedhje te parakoheshme dhe ne arritem ne konkluzionin qe te mbahen me 13 shkurt. Kosova tani eshte futur ne nje krize institucionale deklaroi Fatmir Limaj.