Kriza per kartat drejt fundit

Burime konfidenciale kane deklaruar per Top Channel, se kane nisur dhe po vazhdojne negociata intensive ndermjet partive kryesore me ndermjetesimin e trojkes evropiane qe vizitoi Tiranen ditet e fundit dhe qe zhvilloi takime te vecanta si me kryeministrin Berisha ashtu edhe me kryetarin e opozites Edi Rama.
Opozita kishte kerkuar pajisjen me karta identiteti falas per te gjithe qytetaret si dhe ndryshimin e procedurave teknike duke perdorur sistemin “one stop shop”.
Por mazhoranca e kishte kundershtuar kategorikisht mundesine e dhenies falas te leternjoftimeve te reja biometrike, duke e cilesuar kete nje metode dhe mentalitet komunist.
Burime ende te rezervuara bejne te ditur se shume nga ceshtjet tashme jane tejkaluar dhe se PD eshte terhequr nga qendrimi i saj i meparshem, duke ofruar si kompromis mundesine e pajisjes me karta identiteti te qytetareve kundrejt shumes prej 200 lekesh.
Te njejtat burime thone se tashme qe ne nivel politik kriza mund te quhet e tejkaluar, po vazhdojne diskutimet per zgjidhjen e detajeve teknike te ceshtjes.