E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, priten sërish negociata


Pritet që sot në Presidencë të vijojnë negociatat Berisha-Rama, me ndërmjetësimin e presidentit Bamir Topi.

Lajmi është bërë me dije nga Presidenca ditën e djeshme në një njoftim për shtyp. Presidenca megjithatë nuk ka dhënë një orar për negociatat. Negociata u zhvilluan dje në 17:00 për dy orë në Presidencë, por nuk pati një prononcim për mediat.
Ndërkohë që nga dita e djeshme është njoftuar se sot delegacioni i KiE do mbajë një konferencë për shtyp në 10:30 për rezultatet e takimeve të djeshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›