E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza rishikimi i buxhetit

Ecuria e dobët e të ardhurave dhe rritja e ngadaltë ekonomike në muajt e parë të vitit e ka detyruar qeverinë të nisë punën për rishikimin e buxhetit të shtetit.

"Siç kemi bërë për gjithë këto vite, vijojmë edhe këtë vit të rishikojmë kuadrin tonë makro-ekonomik, objektivat për vitin 2012 në përputhje me zhvillimet në ekonominë globale, në ekonominë rajonale dhe për më tepër në zhvillimet konkrete në ekonominë shqiptare", tha Bode.

Në buxhetin e këtij viti qeveria ka parashikuar një rritje ekonomike prej 4.3 për qind dhe investime publike në masën 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Kombëtar. Por a janë këto shifra realiste, tashmë që po kalon gjysma e vitit?

"Të gjitha këto janë elementë për t'u vlerësuar konkretisht dhe në përputhje me zhvillimet aktuale të ekonomisë dhe perspektivën e gjashtëmujorit të dytë të mund të formulojmë një objektiv që të jetë sa më i përputhur", thotë Bode.

Por a do të thotë kjo se rritja ekonomike do korrigjohet në ulje dhe se shpenzimet do shkurtohen?

"Sigurisht çdo gjë është e mundshme. Ekonomia shqiptare nuk është një ekonomi që zhvillohet në eter është një ekonomi konkrete që operon në një rajon konkret. Ajo që duhet përshëndetur është dinamizmi më i lartë në krahasim me vendet e tjera. Kemi një rritje ekonomike pozitive, kur dihet që deklarimet për ekonominë e Eurozonës janë për vijimin e një rënieje ekonomike", tha Bode.

Zoti Bode nuk bëri të ditur se cilat zëra do të shkurtohen dhe se sa do të jetë masa e shkurtimeve, pasi tha se këto janë ende duke u vendosur.  

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›