E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kroaci-Shqipëri 0-1: Nis pjesa e dytë, kuqezinjtë duan të ruajnë avantazhin që afron kualifikimin

Ndeshja minutë pas minute:

50’- Strakosha bën një pritje vendimtare. Portieri ndal një gjuajtje të fortë të Pasalic me të majtën.

47’- Petkovic provon me kokë, por Strakosha e pret pa probleme.

45’- Pjesa e dytë nis me dy zëvendësime te Kroacia. Pasalic dhe Sucic marrin vendin e Majer dhe Brozovic.

Mbyllet pjesa e parë.

45+2’- Strakosha bën pritje vendimtare. Akordohet faull ndaj Gjimshitit.

45+1’- Mundësi shumë e mirë për Manajt, që gjuan me kokë pas krosimit të Hysajt, por Livakovic pret gjithçka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›