Kroaci, zgjedhjet administrative të së dielës test për qeverinë
ZAGREB- Kroacia, e cila pritet të hyjë zyrtarisht në Bashkimin Evropian, përballet të dielën me zgjedhje administrative, ku do të zgjidhen dhjetë kryetarë bashkishë dhe krerë provincash, që konsiderohen si një test tepër i fortë për qeverinë e qendrës së majtë të kryeministrit, Zoran Milanoviç.
Rreth 3,7 milionë zgjedhës me të drejtë vote pritet të votojnë për rinovimin e 555 këshillave komunale dhe 21 këshillave provinciale edhe për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të kryebashkiakëve dhe presidentëve të provincave.
Fushata elektorale u përqëndrua tek problemet lokale, edhe gjatë ditëve të fundit ka pasur polemika mbi politikat ekonomike të qeverisë që nuk po arrijnë të rilancojnë ekonominë e vendit, që ndodhet në recesion për të pestin vit radhazi./
(m.a/ansa/BalkanWeb)